AIDA ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e ardhshëm të SIRHA/+ BUDAPEST 2026.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e ardhshëm të SIRHA/+ BUDAPEST 2026, një nga panairet më me emer të sektorit Ushqim & HoReCa në Evropën Qendrore, që do të zhvillohet më 3-5 mars 2026 në Budapest, Hungari.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për kompanitë shqiptare që të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të krijojnë kontakte me partnerë rajonalë dhe të eksplorojnë mundësi të reja biznesi në tregjet e Hungarisë dhe më gjerë.
Edicioni i vitit 2024 shënoi një sukses të jashtëzakonshëm, me një numër rekord vizitorësh dhe përfaqësuesish të industrisë, duke ofruar risi, rrjetëzim të nivelit të lartë dhe programe profesionale tërheqëse.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë panair ndërkombëtar, me qëllim promovimin e eksportit dhe forcimin e pranisë së bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Për më shumë informacione dhe regjistrim, ju lutemi kontaktoni:
📧 sirha-budapest@hungexpo.hu
🌐 www.hungexpo.hu
📞 +36 1 263-6000