AIDA, me mbështetjen e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), zhvilloi një takim koordinues me ambasadorët shqiptarë jashtë vendit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe tërheqjen e investimeve të huaja cilësore në Shqipëri.

📍 Sot, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me mbështetjen e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), zhvilloi një takim koordinues me ambasadorët shqiptarë jashtë vendit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe tërheqjen e investimeve të huaja cilësore në Shqipëri. 🤝🌍
💻 Gjatë takimit u prezantua versioni i rikonceptuar i e-Invest, platforma që thjeshton dhe e bën më të aksesueshëm procesin e investimeve për të gjithë aktorët institucionalë.
🤝📊 Po ashtu, u diskutua përgatitja e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, eventi që lidh biznese, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunime.
📩 Ambasadorët shqiptarë do të luajnë një rol kyç në shpërndarjen e ftesave te investitorët në vendet ku janë të akredituar, duke i ftuar të bëhen pjesë e këtij eventi strategjik për investimet në Shqipëri.
BACK TO NEWS