AIDA merr pjesë në Javën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor, Mali Zi
AIDA merr pjesë në Javën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor, Mali Zi
Më datë 18 dhe 19 tetor 2023, stafi i AIDA-s mori pjesë në Javën e Energjisë, Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Invest in Network në Tivat, Mal i Zi. Emëruesi i përbashkët i kësaj konference ishte tranzicioni energjetik dhe dekarbonizimi.
Duke qenë se vendet e Ballkanit ndajnë pothuajse të njëjtat problematika dhe sfida në sektorin energjetik për shkak të së kaluarës, me infrastrukturën e vjetëruar si dhe përdorimin e qymyrit në furnizimin me energji elektrike, tranzicioni drejt energjive të rinovueshme doli në këtë konferencë si domosdoshmëri.