AIDA mirëpret në takim një delegacion italian nga bota e biznesit

🎯 AIDA mirëpret në takim një delegacion italian nga bota e biznesit
🤝 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mirëpriti një delegacion investitorësh italianë të interesuar për t’u njohur me mundësitë e investimeve në Shqipëri. Delegacioni shoqërohej nga z. Stefano Salmaso, Konsull i Tregtisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.
📊 Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, u prezantoi investitorëve klimën e favorshme për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, projektet potenciale në zhvillim, si dhe mbështetjen që AIDA ofron për investitorët e huaj. Delegacioni italian shprehu interes të veçantë për mundësitë që ofron Shqipëria si një destinacion në rritje për turizmin cilësor dhe të qëndrueshëm dhe jo vetëm. Kompanitë prezente shprehën gatishmërinë të ndajnë informacionet mbi mundësitë që ofron Shqipëria edhe me kompani të tjera me të cilat kanë bashkëpunim.
BACK TO NEWS