AIDA mirëpriti në një takim përfaqësuesit e organizatës International Labour Organization (ILO)

🤝 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti në një takim përfaqësuesit e organizatës International Labour Organization (ILO) lidhur me prezantimin e projektit Sustaining Competitive and Responsible Enterprises (SCORE).
🎯 Misioni i këtij takimi me znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s, ishte për të diskutuar potencialin e institucionalizimit të programit SCORE dhe ofrimin e trajnimit për stafin e tij si një mjet për të ndërtuar kapacitete dhe për të siguruar qëndrueshmëri.
📈 Gjatë këtij takimi, znj. Rania Bikhazi, Specialist i Lartë nga ILO, prezantoi benefitet për bizneset nga programi SCORE që ndihmon NVM-të të aplikojnë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të integrohen në zinxhirët globalë të furnizimit.
✅ AIDA shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të mëtejshme që mund të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti.
BACK TO NEWS