AIDA mori pjesë në Grupin e Përbashkët të Punës për Investime dhe në tryezën e rrumbullakët të projektit RegioTrade

📅 Gjatë datave 12 – 13 Qershor, AIDA mori pjesë në Grupin e Përbashkët të Punës për Investime dhe në tryezën e rrumbullakët të projektit RegioTrade, si pjesë e angazhimit për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të klimës së investimeve në Ballkanin Perëndimor.
🤝 Nën organizimin e RCC me mbështetjen e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe GIZ, u diskutuan:
🔹 Rekomandimet për investime të huaja direkte të qëndrueshme
🔹 Parimet e përbashkëta për lehtësimin e investimeve në WB6
🔹 Krijimi i një klime të qëndrueshme për investime të gjelbra
🌱 Tryeza e projektit RegioTrade vuri theksin mbi bashkëpunimin rajonal për të promovuar investime të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me investitorët.
🇦🇱 AIDA mbetet e angazhuar për të forcuar mekanizmat që nxisin një klimë sa më të favorshme për investitorët në Shqipëri dhe në rajon.
BACK TO NEWS