AIDA në bashkëpunim me Japan Institute for Overseas Investment (JOI), organizon në Tokio Misionin e Biznesit Shqipëri–Japoni

Më 20 shkurt 2026, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Japan Institute for Overseas Investment (JOI), organizon në Tokio Misionin e Biznesit Shqipëri–Japoni, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Ky mision synon të forcojë diplomacinë ekonomike, të krijojë ura konkrete bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve, si dhe të nxisë hapjen e tregjeve dhe tërheqjen e investimeve në sektorë strategjikë për ekonominë shqiptare.
Gjatë misionit, kompanitë shqiptare do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime me institucione dhe aktorë kyç të ekosistemit japonez të biznesit, duke eksploruar mundësi reale bashkëpunimi dhe partneritete afatgjata në një nga tregjet më të avancuara në botë.
📍 Vendndodhja: Japan Bank for International Cooperation (JBIC), Tokio
🗓 Data: 20 shkurt 2026
BACK TO NEWS