AIDA, në cilësinë e institucionit koordinues të EEN – Albania, ju njeh me botimin më të ri “Helping ambitious SME’s innovate and grow internationally”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e institucionit koordinues të Enterprise Europe Network – Albania (EEN – Albania), ju njeh me botimin më të ri “Helping ambitious SME’s innovate and grow internationally”

Ky botim përmban një përmbledhje me informacione mbi mundësitë dhe shërbimet e integruara që EEN-Albania ofron për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synim rritjen e aftësive konkurruese dhe inovative, si edhe krijimin e partneriteteve të reja në tregun Europian e më gjerë.

AIDA dhe EEN-Albania nëpërmjet shërbimeve, asistencës teknike, këshillimit dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare do të vazhdojnë të mbështesin bizneset shqiptare që të jenë konkurruese dhe inovative, si edhe të zgjerojnë biznesin e tyre nëpërmjet gjetjes së partnerëve të rinj.

Ne jemi pjesë e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të sipërmarrjeve, që sjell së bashku rreth 600 organizata mbështetëse, në më shumë se 60 vende të botës.

Për t’u njohur me botimin vizitoni linkun: Enterprise Europe Network – Albania

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, më 09.09.2020

BACK TO NEWS