AIDA në MIPIM 2026 | 9–13 Mars 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po merr pjesë në MIPIM 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për sektorin e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimin urban, që zhvillohet çdo vit në Cannes, France.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, AIDA zhvilloi takime me përfaqësues të industrisë së real estate, investitorë dhe institucione ndërkombëtare, duke prezantuar potencialin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime në zhvillimin urban dhe pasuritë e paluajtshme.
Në këtë aktivitet, Shqipëria po prezantohet me 83 projekte strategjike në sektorin e pasurive të paluajtshme, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë të përqendruara në zonat bregdetare.
Kjo platformë kontribuon në rritjen e vizibilitetit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të aksesueshëm për investitorët ndërkombëtarë.

