AIDA në Panairin Ndërkombëtar A+A 2025, Hall 12, Stenda 12C81

AIDA në Panairin Ndërkombëtar A+A 2025, Hall 12, Stenda 12C81
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të përfaqësojë Shqipërinë për herë të dytë në A+A 2025, që do mbahet në Düsseldorf, Gjermani, 4-7 Nëntor 2025.
Pjesëmarrja në A+A 2025 ofron një platformë për të promovuar cilësinë, fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e industrisë shqiptare të veshjeve të punës, veshjeve mbrojtëse, uniformave dhe veshjeve speciale në tregjet evropiane.
Në stendën e Shqipërisë do të jenë të pranishme pesë kompani prodhuese të këtij sektori:
👕 Abatex shpk
👕 N.D Albania shpk
👕 Blue Sky ltd
👕 Maxbrand
👕 Marlotex shpk
Urojmë suksese dhe arritje të vlefshme për kompanitë shqiptare pjesëmarrëse në këtë panair ndërkombëtar.
📥 Për më shumë informacion shkarkoni broshurën këtu: https://aida.gov.al/wp…/uploads/2025/10/borshure-aa2.pdf
BACK TO NEWS