AIDA njofton kompanitë shqiptare se zhvillohet Panairi i 4-ërt Ndër-Afrikan i Tregtisë (IATF2025)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton kompanitë shqiptare se zhvillohet Panairi i 4-ërt Ndër-Afrikan i Tregtisë (IATF2025), organizuar nga Afreximbank në partneritet me Komisionin e Bashkimit Afrikan dhe Sekretariatin e AfCFTA-s.
🔎 Sektorët Kryesorë të Panairit përfshijnë:
Bujqësia & Përpunimi Agro
Tekstile & Veshje
Energjia & Infrastrukturat
Teknologjia e Informacionit & Inovacioni
Automobilët
Shëndetësi & Farmaceutikë
Industritë Kreative
Start-up-e & Diaspora
Financa, Edukimi, Miniera, Logjistika, Turizmi, Transporti, etj.
🌍 Pse të merrni pjesë në IATF2025?
Akses në një treg me mbi 1.4 miliardë konsumatorë
Pjesëmarrje në një ngjarje me një PBB mbi 3.5 trilion dollarë
Ekspozim ndërkombëtar dhe mundësi të reja tregtie dhe investimi
Platformë fizike + virtuale, ku do të vazhdoni të jeni të pranishëm edhe pas përfundimit të panairit
Edhe pas përfundimit të eventit fizik, IATF do të vazhdojë përmes një platforme interaktive online, ku mund të ekspozoni produktet, shërbimet dhe projektet tuaja për një vit të plotë.
📩 Për më shumë informacion dhe për të shprehur interesin për pjesëmarrje, ju lutemi kontaktoni direkt me organizatorët:
📧 customerservice@intrafricantradefair.com
📱 WhatsApp: +27 764 430 401
BACK TO NEWS