AIDA, organizoi sesionin e radhës informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Berat

📅 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi sesionin e radhës informues “Info Day” dedikuar bizneseve të Qarkut Berat, me qëllim prezantimin e “Platformës së Re Kombëtare të Eksportit”.
🛠️ Platforma është një instrument inovativ që synon të mbështesë ndërmarrjet shqiptare në rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua struktura e platformës, shërbimet që ajo ofron, mënyra e përdorimit dhe përfitimet për bizneset.
📍 Ditë të tjera informuese do të vijojnë në qarqe të ndryshme të vendit.
BACK TO NEWS