AIDA përmbyll me sukses Forumin e Biznesit Japoni-Shqipëri në Tokio

🇯🇵🤝🇦🇱 AIDA përmbyll me sukses Forumin e Biznesit Japoni-Shqipëri në Tokio
Më datë 📅 20 shkurt, pranë Japan Bank for International Cooperation në Tokio, u mbajt Forumi i Biznesit Japoni-Shqipëri 🤝. Forumi u organizua nga Japan Institute for Overseas Investment (JOI) në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë dhe biznesi nga të dy vendet.
Delegacioni shqiptar përbëhej nga Zv/Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Z. Enkelejd Musabelliu, Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Erlind Sulo, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s Znj. Laura Saro, CEO i Autoritetit Portual Durrës Z. Liburn Aliu dhe përfaqësues të TEDA Tirana.
Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Presidenti i JOI, Z. Kenichiro Hayashi, i cili theksoi mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve. Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Z. Ermal Muça, ftoi kompanitë japoneze ta konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion të sigurt investimi 📈, duke nënvizuar progresin drejt anëtarësimit në BE.
Nga pala japoneze, Drejtori i Departamentit të Dytë të Evropës në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Z. Shu Tamaura, vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe interesin e shtuar të kompanive japoneze për rajonin dhe Shqipërinë.
Znj. Laura Saro prezantoi potencialin e investimeve, ndërsa Zv/Ministri Sulo dhe Z. Aliu paraqitën zhvillimet në infrastrukturë dhe energji. Forumi vijoi me takime B2B 🤝.
BACK TO NEWS