AIDA përmbyll me sukses pjesëmarrjen e Shqipërisë në Food Expo 2026
AIDA përmbyll me sukses pjesëmarrjen e Shqipërisë në Food Expo 2026 
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) përmbylli me sukses pjesëmarrjen e Shqipërisë në Food Expo 2026, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë ushqimore.
Gjatë tre ditëve të panairit, stenda shqiptare në Hall 1 | Stand F20 u shndërrua në një hapësirë të rëndësishme takimesh profesionale, prezantimesh produktesh dhe mundësish të reja bashkëpunimi për kompanitë shqiptare.
Vizitorë të shumtë, përfshirë distributorë, blerës dhe sipërmarrës ndërkombëtarë, patën mundësinë të njihen nga afër me cilësinë dhe diversitetin e produkteve shqiptare – nga vera dhe vaji i ullirit, te kafeja dhe produktet organike – duke promovuar më tej potencialin e markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e këtij viti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Swiss Import Promotion Programme (SIPPO) dhe Rummingidea, përfaqësuesin zyrtar të Forum S.A. për Shqipërinë dhe Kosovën, duke mundësuar një prezantim profesional dhe të mirëstrukturuar të kompanive shqiptare.
Rezultatet kryesore të pjesëmarrjes:
•
Mbi 200 kontakte biznesi të krijuara
•
Mbi 55 kontakte serioze për bashkëpunim
•
Rreth 140,000 € vlerë e mundshme marrëveshjesh
Një element i veçantë i këtij edicioni ishte edhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili vizitoi stendën shqiptare dhe shprehu vlerësimin dhe krenarinë për produktet vendase.
Pjesëmarrja në Food Expo 2026 konfirmon angazhimin e AIDA-s për të mbështetur ndërkombëtarizimin e bizneseve shqiptare dhe për të zgjeruar praninë e produkteve “Made in Albania” në tregjet globale.

