AIDA përmbylli me sukses koordinimin e pjesëmarrjes së kompanive shqiptare në panairin më të rëndësishëm të sektorit organik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) përmbylli me sukses koordinimin e pjesëmarrjes së kompanive shqiptare në panairin më të rëndësishëm të sektorit organik, të zhvilluar në Nuremberg, me mbështetjen e SIPPO Albania.
Përtej promovimit, pjesëmarrja e këtij viti u fokusua fort te përputhshmëria, certifikimi dhe pozicionimi “përtej organikes“. AIDA dhe SIPPO zhvilluam takime të targetuara me trupa certifikuese si ECOCERT dhe FairWild Foundation, si dhe skema të tjera të qëndrueshmërisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe skemave Fair for Life / For Life, duke adresuar komponentë socialë si pagesa e drejtë dhe qeverisja në zinxhirin e furnizimit.
BIOFACH shërbeu gjithashtu si një mundësi për të theksuar ofertën në zgjerim të Shqipërisë për përbërës me vlerë të shtuar, përfshirë ekstraktet superkritike CO₂, të cilat po fitojnë rëndësi në sektorët europianë të ushqimit, nutraceutikëve dhe kozmetikës.
📊 Rezultatet e arritura:
🤝 250 takime me klientë nga BE
📄 45 kontrata paraprake në proces
💶 1.1 milion € vlerë e pritshme
Këto rezultate konfirmojnë potencialin e Shqipërisë si një origjinë konkurruese dhe e besueshme për përbërës organikë dhe të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
🔹Kompanitë shqiptare pjesëmarrëse në stendë ishin:
Ekoprod sh.p.k
Doci Oil sh.p.k
Amel Extract Essential
Natural Herbal E.R.V
Feniks sh.p.k
AIDA falënderon kompanitë shqiptare pjesëmarrëse dhe ato që vizituan stendën kombëtare për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në një nga platformat më të rëndësishme globale të sektorit organik. 🌱
BACK TO NEWS