
AIDA pjesë e forumit ekonomik “Shqipëria – Urë Mundësish”

Forumi ekonomik “Albania – Ponte di Opportunità, Investimenti Strategici per il Futuro”, i zhvilluar në Tiranë më 18–19 shtator 2025, mblodhi së bashku institucione, ekspertë dhe përfaqësues të biznesit nga Shqipëria dhe Italia, duke krijuar një platformë të re bashkëpunimi për të ardhmen.

Në këtë kuadër, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në tryezën e parë “Ekonomia, Bujqësia dhe Turizmi”, ku u theksua roli strategjik i turizmit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përfaqësuesja e AIDA-s prezantoi:
• Potencialet e shumta të turizmit në Shqipëri, një sektor me rritje të lartë dhe mundësi investimi;
• Incentivat dhe lehtësirat fiskale për investitorët vendas dhe të huaj;
• Angazhimin për projekte të qëndrueshme, që jo vetëm gjenerojnë rritje ekonomike, por edhe ruajnë dhe promovojnë pasurinë natyrore dhe kulturore të vendit.

Falë pozicionit gjeostrategjik, klimës së favorshme për biznesin dhe burimeve të pasura turistike, Shqipëria po afirmohet si një destinacion ku idetë takohen me mundësitë.