AIDA, pjesë e inaugurimit të EUBACCI në Bruksel | 31 Mars

AIDA, pjesë e inaugurimit të EUBACCI në Bruksel | 31 Mars
AIDA mori pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë–Shqipëri (EUBACCI), një iniciativë e rëndësishme që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve tregtare mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Bashkimit Europian, e realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës.
Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, agjencive të investimeve dhe kompanive ndërkombëtare, drejtoresha ekzekutive e AIDA-s znj.Laura Saro, prezantoi potencialet konkrete të investimeve në Shqipëri, duke theksuar rolin e saj si një partner strategjik për investitorët e huaj dhe një urë lidhëse mes politikave zhvillimore dhe nevojave të biznesit.
Themelimi i kësaj Dhome përfaqëson një hap strategjik për:
📍Forcimin e pranisë së Shqipërisë në tregjet europiane;
📍Tërheqjen e investimeve në sektorë prioritarë si teknologjia, ICT, energjia e rinovueshme dhe logjistika;
📍Nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e informacionit.
BACK TO NEWS