AIDA pret në takim investitorët gjermanë
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Shoqata për Promovimin e Marrëdhënieve Ekonomike dhe Politike Ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë zhvilloi një takim prezantues me një grup investitorësh gjermanë nga Landi i Bavarisë.
Qëlimi i takimit ishte shpalosja e mundësive të investimeve, klimës së biznesit dhe infomimit mbi shërbimet që AIDA ofron për investitorët.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, i bëri të njohur investitorëve gjermanë shërbimet dhe mbështetjen e AIDA-s për bizneset që kanë dëshirë të investojnë në vendin tonë, duke u fokusuar veçanërisht tek sektori i energjisë. Energjia e rinovueshme, trajtimi i mbetjeve dhe i ujërave, si dhe teknikat inovative të riciklimit të mbetjeve apo prodhimi energjisë prej tyre, ishin disa nga temat e diskutuara. Kompanitë pjesëmarrëse në takim janë lider në tregun gjerman për këtë sektor.
Ky ishte një takim i rëndësishëm në prezantimin e vendit tonë si një ambient me potencial të lartë në sektorin e energjisë së rinovueshme.