AIDA priti një takim pune me Delegacionin e BE-së në Shqipëri mbi Forumin e Investimeve EU-WB6

AIDA priti një takim pune me Delegacionin e BE-së në Shqipëri mbi Forumin e Investimeve EU-WB6
Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në qendër të takimit ishte organizimi i Forumit të Investimeve EU-WB6. Palët diskutuan mbi aspektet organizative të forumit dhe mundësitë e koordinimit të përbashkët për të siguruar një pjesëmarrje sa më cilësore dhe rezultate konkrete për bizneset dhe investitorët.
Palët do të vijojnë komunikimin e mëtejshëm për një realizim sa më të suksesshëm të forumit.
BACK TO NEWS