AIDA realizon trajnimin mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse, kryesisht artizane dhe gra të sektorit të mikëpritjes, hoteleri-turizëm.

Më datë 26 tetor 2023, në ambientet e AIDA-s u mbajt trajnimi mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse, kryesisht artizane dhe gra të sektorit të mikëpritjes, hoteleri-turizëm. Trajnimi u zhvillua nga Gender Alliance for Development Center (GADC) (GADC), në bashkëpunim me AIDA-n, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe prospektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit”.
Fjalën hapëse të trajnimit e mbajti Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), e cila përshëndeti gratë e pranishme dhe theksoi potencialin që kemi dhe sesi tregtia elektronike si katalizator i zhvillimit ekonomik, ka krijuar mundësi të panumërta për sipërmarrësit për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për tu promovuar në tregje të reja. Në vijim fjalën e mori edhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Znj. Mirela Arqimandriti, e cila falenderoi gratë pjesëmarrëse dhe prezantoi qëllimin e këtij projekti në mbështetje të grave sipërmarrëse në Shqipëri.
Në trajnim gratë u njohën me konceptet e tregtisë elektronike, mundësitë që ofron tregtia online, shembuj suksesi dhe metodat se si gratë mund të bëhen pjesë e platformave online të shitjeve. Gjatë trajnimit gratë patën mundësinë të punonin në grupe dhe individualisht për të përcaktuar dhe identifikuar niche-n e biznesit të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë shitjet online dhe të kenë sukses në arritjen e klientëve dhe tregjeve të reja.
BACK TO NEWS