AIDA zhvilloi një takim produktiv me përfaqësues të Metalogalva

🔷 AIDA zhvilloi një takim produktiv me përfaqësues të Metalogalva, kompani e cila njihet si lider në fushën e prodhimit të strukturave metalike dhe galvanizimit.
🌍 Gjatë takimit, u theksuan avantazhet që Shqipëria ofron si një destinacion konkurrues për investitorët e huaj.
📍 Diskutimi u përqendrua në identifikimin e zonave të përshtatëshme, me përparësi logjistike për kompaninë dhe njëkohësisht, evidentimin e lehtësirave fiskale të garantuara nga kuadri ligjor për investimet në vend.
📈 Ndër pikat kryesore të trajtuara ishin klima e favorshme për investime, procedurat e thjeshtuara ligjore, si dhe tendencat në zhvillim të tregut të punës në Shqipëri.
🤝 AIDA konfirmoi gatishmërinë e saj të plotë për të mbështetur kompaninë Metalogalva në çdo fazë të projekit të investimit, në mënyrë që të garantohet një hyrje e suksesshme në tregun shqiptar.
BACK TO NEWS