AIDA zhvilloi sot takimin e parë me Shoqatën e Profesionistëve të Lirë të Athinës

🇬🇷AIDA zhvilloi sot takimin e parë me Shoqatën e Profesionistëve të Lirë të Athinës, një organizatë me mbi 200,000 anëtarë, ku përfshihen edhe shumë biznese shqiptare.
Takimi synoi forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me komunitetin e profesionistëve dhe sipërmarrësve grekë.
Drejtoresha ekzekutive e AIDA-s prezantoi shërbimet për investitorët e huaj dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri, ndërsa Shoqata paraqiti aktivitetet dhe fushat e tyre të veprimtarisë.
Kjo organizatë investon ndjeshëm në digjitalizim, informim, zhvillim biznesi, dhe iniciativa që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë.
🔗 Ky është një hap i parë drejt krijimit të një platforme të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi mes profesionistëve grekë dhe institucioneve shqiptare.
BACK TO NEWS