AIDA zhvillon takime me kompani ndërkombëtare në panairin COMPAMED, në kuadër të fushatës së outreach me RCC

AIDA zhvillon takime me kompani ndërkombëtare në panairin COMPAMED, në kuadër të fushatës së outreach me RCC 🤝🌍
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi gjatë ditës së parë të panairit ndërkombëtar COMPAMED 🏥🔧, që po mbahet në Düsseldorf, një sërë takimesh me kompani pjesëmarrëse nga fusha e teknologjisë mjekësore dhe prodhimit.
Këto takime u organizuan në kuadër të fushatës së përbashkët të outreach me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me fokus promovimin e potencialit të Shqipërisë për investime në sektorin e manifakturës. 🇦🇱📈
Përfaqësueset e AIDA-s prezantuan avantazhet konkurruese që vendi ofron për investitorët e huaj, duke theksuar sektorët në rritje të prodhimit, industrisë dhe eksportit. ⚙️🚀
Takimet në COMPAMED shënojnë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të kontakteve me industrinë globale dhe rritjes së prezencës së Shqipërisë në hartën e investimeve rajonale. 🌐✨
BACK TO NEWS