Bujqësia është një nga sektorët më dominues të ekonomisë me një potencial të lartë zhvillimi, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave dhe punësimit në vend. Kontributi i sektorit të Bujqësisë në PBB është 16.8% dhe ky sektor punëson një
numër të konsiderueshëm të popullsisë së vendit. Vlera e të ardhurave të gjeneruara nga eksporti për “Ushqim dhe Kafshë të gjalla” është përafërsisht 491 milion Euro dhe kjo kategori përbën 13% të eksporteve në Shqipëri.
Objektivat kryesore në bujqësi janë përmirësimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit, përmirësimi i zinxhirit të sigurisë ushqimore dhe rritja e aftësisë konkurruese të produkteve bujqësore.
Qeveria shqiptare synon të shndërrojë markën “Made in Albania” në një markë të çertifikuar dhe të besuar në tregun ndërkombëtar.