Dita e parë në ITB Berlin 2026

Dita e parë në ITB Berlin 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është pjesë e ITB Berlin, ku po prezanton mundësitë konkrete të investimeve në sektorin e turizmit dhe projektet prioritare për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në stendën e Shqipërisë, vizitorët dhe partnerët ndërkombëtarë u njohën me strategjinë kombëtare për turizmin, investimet në infrastrukturë dhe potencialin e vendit si destinacion konkurrues për projekte afatgjata në mikpritje dhe zhvillim urban turistik.
Gjatë ditës së parë u zhvilluan takime me investitorë, operatorë turistikë dhe aktorë kyç të industrisë, duke forcuar pozicionimin e Shqipërisë në tregun global të turizmit.
BACK TO NEWS