Dita e trete e panairit A+A Dusseldorf
Dita e trete e panairit A+A Dusseldorf
Përfaqësues të AIDA, SIPPO Albania, si dhe partnerë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, zhvilluan një takim të frytshëm me eksperten gjermane Brigitte Heuser dhe perfaqesuesve te kompanisë gjermane më të madhe të uniformave dhe veshjeve të punës BP
WORKWEAR.
Në fokus të diskutimit ishte pasaporta digjitale e produktit (Digital Product Passport – DPP), e cila pas vitit 2027 do të shoqërojë çdo produkt tekstil në tregun e Bashkimit Evropian.
Pasaporta digjitale është një sistem informacioni digjital që lidhet me çdo produkt tekstil për të garantuar transparencë të plotë mbi origjinën, përbërjen, ndikimin mjedisor dhe ciklin e jetës së produktit.
Ajo është pjesë e strategjisë së BE-së për tekstilet e qëndrueshme dhe synon të:
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mundësia e përfshirjes së kompanive shqiptare në listën e furnizuesve të BP
WORKWEAR, duke hapur perspektiva të reja bashkëpunimi për industrinë shqiptare të tekstilit dhe veshjeve të punës

