Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve znj. Laura Saro mirëpriti ambasadorin e Kirgistanit në Turqi, z. Ruslan Kazakbaev

🇦🇱🤝🇰🇬 Në një takim zyrtar drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve znj. Laura Saro mirëpriti ambasadorin e Kirgistanit në Turqi, z. Ruslan Kazakbaev, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh për rritjen e investimeve në Shqipëri dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të dy vendeve.
🤝 Gjatë bisedimeve, u ra dakord për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit.
🌐 Palët theksuan angazhimin për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si forume biznesi dhe vizita reciproke të sipërmarrësve, me qëllim promovimin e mundësive investuese në Shqipëri. Një element kyç ishte edhe shpërndarja e informacionit për sektorët strategjikë dhe lehtësitë e ofruara në vendin tonë.
🚀 Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kirgistan, duke fokusuar në shkëmbimin praktik të mundësive dhe përvojave ndërmjet investitorëve të dy vendeve.
BACK TO NEWS