Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, SH.T.Z. Anar Huseynov.
Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, SH.T.Z. Anar Huseynov.
Takimi u fokusua në mundësitë e thellimit dhe diversifikimit të partneritetit midis sipërmarrësve azerbajxhanas dhe shqiptarë, me interes të përbashkët në disa fusha të konsideruara me prioritet si turizmi, infrastruktura dhe agropërpunimi.
Znj. Plaku shprehu gatishmërinë maksimale nga ana e AIDA për të rritur prezencën e tyre dhe për të mbështetur investimet azerbajxhane në Shqipëri.
Në përfundim të takimit, palët dakordësuan që në vijim do të bashkërendohet puna për të realizuar takime B2B me bizneset nga dy vendet.