“Enjoy Bio Albania” – Broshura më e re e AIDA-s

“Enjoy Bio Albania” – Broshura më e re e AIDA-s
BIOFACH 2024, është një nga panairet më të rëndësishëm të ushqimit organik dhe bimëve medicinale & aromatike, që do të mbahet në Nuremberg, Gjermani, në datat 13 – 16 shkurt 2024.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, AIDA ka përgatitur edhe broshurën 📕“Enjoy Bio Albania”. Në këtë botim do të gjeni një informacion të përgjithshëm mbi zhvillimin e sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike në Shqipëri, incentivat dhe ndihmën e AIDA-s në mbështetje të këtij sektori, partnerët, si edhe kompanitë përfaqësuese të pavijonit të Shqipërisë.
Ju ftojmë të shfletoni broshurën në linkun:
Link, si edhe vizitoni stendën shqiptare dhe kompanitë pjesëmarrëse në pavijonin “Medicinal and Aromatic Plants”, Hall 5, Stenda 5-171.
BACK TO NEWS