Dita e Ceremonisë Kombëtare të Shqipërisë në Expo 2020 Dubai

Pjesëmarrja e Shqipërisë në EXPO 2020 Dubai për periudhën 6-mujore, bashkë me 192 shtete, kulmoi me Ditën Kombëtare më datë 9 mars.

Kjo ditë e rëndësishme bëri bashkë vizitorë të pavijonit të Shqipërisë dhe miq e dashamirës të vendit tonë. Shqipëria ishte në qendër të organizimeve, ku gjatë gjithë ditës u mbajtën përformanca të ndryshme kulturore.

Ditën Kombëtare e nderoi me pjesëmarrjen e tij Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar. Z. Rama përshëndeti organizimin dhe e vuri rëndësinë e fjalës së tij te marrëdhëniet shumë të mira mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë. Gjithashtu, Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes në evente të tilla si expo, në zhvillimin e metejshëm të bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve mes shteteve.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Z. Sokol Nano, në rolin edhe të Komisarit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Expo 2020 Dubai, e vlerësoi pjesëmarrjen në ketë event mbarëbotëror me rëndësi të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe investimet që priten të jetësohen në vendin tonë.

Deri tani pavijonin e Shqipërisë e kanë vizituar mbi 200 mijë vizitorë, të cilët do të vijojnë deri më datë 31 Mars, që do të jetë edhe mbyllja e Expo 2020 Dubai.

KTHEHU TEK EVENTET