Shërbimet e Investimit

Si një ndërmjetës midis investitorëve të huaj dhe Qeverisë së Shqipërisë, Drejtoria e Investimeve siguron akses në informacionin e përditësuar, siguron një mënyrë efikase të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një “One-Stop-Shop”, duke mbështetur investitorët gjatë çdo hapi, në procesin e tyre të investimeve.

Si institucion qeveritar, të gjitha shërbimet e Agjencisë ofrohen falas.

Agjencia ndërmerr të gjitha iniciativat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private, në të gjitha fazat e aktivitetit të tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.

AIDA ka një rol proaktiv në qasjen ndaj investitorëve të huaj të pranishëm në Shqipëri përmes shërbimeve të Aftercare. AIDA është e përfshirë në krijimin e një rrjeti efektiv komunikimi dhe bashkëpunimi të ngushtë me aktorë të rëndësishëm në nivel lokal dhe qendror, në mënyrë që të promovojë riinvestimin në vend.

Social Media