Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri–Spanjë

🤝 Forcim i marrëdhënieve ekonomike Shqipëri–Spanjë
🏛️ Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades Venturasi dhe me Këshilltaren Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Spanjës në Romë, znj. Pilar Merino Troncoso.
📈 Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, identifikimin e mundësive për partneritete të reja investimi, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e biznesit dhe investimeve.
🤝 Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe të koordinimit të vazhdueshëm për krijimin e mundësive konkrete për kompanitë shqiptare dhe spanjolle, si dhe zhvillimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike dhe shkëmbimin tregtar.
BACK TO NEWS