Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë

Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë 🇦🇱🇽🇰
Në Tiranë u zhvillua misioni i biznesit Shqipëri–Kosovë, me iniciativën e Ambasadës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim mes AIDA-s dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Ky mision mblodhi një numër të konsiderueshëm kompanish nga sektorë të ndryshëm si prodhimi, ndërtimi, teknologjia, përpunimi industrial dhe industria ushqimore.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi rritjen e investimeve, forcimin e partneriteteve dhe adresimin e sfidave konkrete me të cilat përballen bizneset shqiptare dhe ato nga Kosova.
🤝 Një moment i rëndësishëm ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Oda Ekonomike e Kosovës dhe AIDA-s, duke shënuar një hap konkret drejt lehtësimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive të reja për sipërmarrjet.
Gjatë fjalimit, znj. Laura Saro theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në turizmin malor, duke ftuar bizneset nga Kosova të kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori me potencial të lartë për të dy vendet.
💬 Në panelin “Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri – Kosovë”, me përfaqësues institucionalë dhe të biznesit, u theksua potenciali i madh për zhvillimin e sektorëve prioritarë si dhe nevoja për lehtësimin e procedurave dhe barrierave tregtare ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, u diskutuan problematikat e hasura nga bizneset nga Kosova gjatë operimit në Shqipëri dhe rëndësia e një koordinimi më të fortë institucional për të nxitur investimet.
🔗 Aktiviteti u shoqërua gjithashtu me takime B2B, të cilat krijuan lidhje të drejtpërdrejta mes kompanive dhe hapën rrugë për bashkëpunime.
BACK TO NEWS