Forumi i Investimeve EU–WB6 në Tiranë: Bashkëpunim për një Rajon më Konkurrues.

Në Tiranë nisi Forumi i Investimeve EU–WB6, një ngjarje dyditore që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të promovimit të investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon.
Aktiviteti “IPAs Connect” bashkoi përfaqësues nga gjashtë vendet e rajonit, Bashkimi Evropian, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Banka Botërore.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Saro, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, reformave dhe besimit në institucionet ndërkombëtare si faktorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Në forum morën pjesë agjencitë e investimeve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të cilat prezantuan prioritetet dhe sfidat e tyre në tërheqjen e investimeve.
Përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia, Hungaria dhe vende të tjera evropiane ndanë përvoja të suksesshme, duke theksuar rolin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion i përbashkët investimesh.