Forumi më i Madh i Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania.
Të premten, më 17 tetor, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Forumi më i Madh i Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania.
Ky event i nivelit të lartë bashkoi në një platformë të vetme përfaqësues të qeverive, investitorë, sipërmarrës dhe organizata biznesi, duke shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Pjesë e ceremonisë hapëse ishin Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë, dhe Z. Cevdet Yilmaz, Zëvendëspresidenti i Turqisë, të cilët dhanë mesazhe për dyfishim të tregtisë mes shteteve, duke theksuar mundësitë e reja për investime si dhe avantazhet konkrete të Shqipërisë dhe Turqisë.
Ndërsa Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, prezantoi shifrat e fundit të investimeve të huaja dhe pjesëmarrjen aktive të kompanive turke në Shqipëri.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e vizionit të përbashkët për të ardhmen. Ajo nënvizoi se forumi është një platformë unike për dialog, shkëmbim idesh dhe partneritete strategjike midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Ky forum shënon nisjen e një kapitulli të ri partneriteti strategjik Shqipëri–Turqi, ku vizioni i përbashkët ndërton themele për një të ardhme të qëndrueshme ekonomike.