Ftesë për pjesëmarrje në Brezovica Economic Forum 2025

📢 Ftesë për pjesëmarrje në Brezovica Economic Forum 2025
📌 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon se më datë 26 Nëntor 2025 do të zhvillohet Brezovica Economic Forum 2025, në Brezovica Conference Center, Kosovë.
🤝 Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve, dhomave ekonomike të rajonit, organizatave financiare dhe biznese të mëdha evropiane e ndërkombëtare.
🌐 Forumi ofron:
💼 Diskutime mbi mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor
🔗 Integrimin ekonomik rajonal dhe lidhjen me tregjet evropiane
🎤 Pjesëmarrje në panele me përfaqësues të WB6, BE-së, institucioneve financiare dhe biznesit ndërkombëtar
🤝 Mundësi networking dhe bashkëpunimesh të reja
🎯 Tema e këtij viti:
“From Local Roots to Global Markets: Unlocking the Region’s Potential”
📣 AIDA fton bizneset shqiptare të shfrytëzojnë këtë platformë dhe të jenë pjesë aktive e Brezovica Economic Forum 2025.
📧 Për agjendën e Forumit dhe informacione të mëtejshme për pjesëmarrje, bizneset e interesuara të kontaktojnë Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në adresën e email-it:
info@aida.gov.al
BACK TO NEWS