
Ftesë për Pjesëmarrje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtit “Floraart 2026”

Zagreb, Kroaci | Maj 2026

Tema: “Uji – Burimi i Jetës”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton bizneset, institucionet dhe profesionistët e gjelbërimit, kopshtarisë dhe dizajnit peizazhist të marrin pjesë në edicionin e 60-të të ekspozitës prestigjioze Floraart, një nga eventet më të rëndësishme të kopshtarisë në rajon.
Këtë vit, vëmendja është e përqendruar tek roli jetik i ujit, habitatet ku ai është tejet i pranishëm apo i munguar, dhe ndikimi i tij tek biodiversiteti.

Çfarë ofrohet për pjesëmarrësit shqiptarë?

Hapësira ekspozimi falas, si në ambiente të hapura ashtu edhe të mbyllura

Mundësi për të prezantuar një instalacion që përfaqëson një bimë apo element natyror karakteristik të Shqipërisë

Shkëmbim njohurish me profesionistë, kompani dhe institucione nga e gjithë bota

Promovim ndërkombëtar i kulturës sonë botanike dhe peizazhistike

Për më shumë informacion dhe për t’u bërë pjesë e aktivitetit, ju lutem kontaktoni në email

info@aida.gov.al

Le të prezantojmë së bashku pasurinë bimore shqiptare në një nga skenat më të rëndësishme të artit të gjelbërimit!