Ftesë për Pjesëmarrje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Ushqimit – ArmProd EXPO
Ftesë për Pjesëmarrje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Ushqimit – ArmProd EXPO
12 – 14 Dhjetor 2025, Armeni
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon bizneset shqiptare, shoqatat e industrisë ushqimore dhe aktorët e interesuar për mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 23-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Specializuar “ArmProd EXPO”, një nga eventet më të rëndësishme rajonale në sektorin e ushqimit dhe pijeve.
ArmProd EXPO është një platformë e njohur për udhëheqësit e industrisë ushqimore, prodhuesit vendas dhe kompanitë e shquara të rajonit, për të prezantuar ofertat e tyre. Ky aktivitet promovon produktet cilësore, nxit suksesin komercial dhe sjell qasje inovative për tregjet në zhvillim.
Pse të merrni pjesë?
• Një mundësi unike për rrjetëzim me prodhues, furnizues dhe shpërndarës ndërkombëtarë
• Prezantim i produkteve shqiptare përballë investitorëve dhe blerësve potencialë
• Takime B2B dhe negociata direkte me rrjete shitjeje dhe partnerë tregtarë
• Njohje me trendet më të fundit të industrisë ushqimore dhe agrobiznesit
Seksionet tematike përfshijnë:
• Pajisje për përpunimin e ushqimit dhe bujqësisë
• Produkte të qumështit, mishit, peshkut, bukës dhe ëmbëlsirave
• Fruta, perime, fara, fidanë dhe produkte të konservuara
• Lëngje, pije joalkoolike dhe pije alkoolike
• Ushqime të shëndetshme, organike dhe dietike
• Paketime, logjistikë dhe shumë më tepër
Kanë mbetur më pak se 4 muaj deri në hapjen e ekspozitës.
Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen dhe rezervimin e stendave, të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt organizatorët.
Link me detaje dhe për tu regjistruar: https://exposale.net/en/exhibition/armprodekspo…