Ftesë për pjesëmarrje në eventin “InnoVision Ecosystem Awards 2020”, 13 tetor 2020, Tel Aviv

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në Tel Aviv, në datë 13 tetor 2020, organizohet eventi “InnoVision Ecosystem Awards 2020”, i cili do të përcillet on-line.

Ky event është një ngjarje prestigjioze ku ekosistemet rajonalë nga e gjithë bota do të paraqesin arritjet e tyre inovative para një audiencë ndërkombëtare dhe një panel ekspertësh.

Ftohen të marrin pjesë kompanitë shqiptare që operojnë në sektorin e inovacionit dhe teknologjisë, si dhe qytetet, rrethet dhe parqet e teknologjisë që punojnë në mënyrë aktive, për të promovuar inovacionin në ekosistemin e tyre.

Arritja inovative mund të përfshijë një gamë të gjerë fushash, nga siguria në internet, arsim, klimë, shëndetësi, shkencat e jetës, bujqësi, energji, uji, financë, teknologjinë e ushqimit, automobilitet dhe më gjerë.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose oksana.k@cybertechconference.com , embassy.telaviv@mfa.gov.al.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 07.08.2020

BACK TO NEWS