Ftesë për pjesëmarrje në Expo Riva Schuh & Gardabags 2026

Ftesë për pjesëmarrje në Expo Riva Schuh & Gardabags 2026, që do të zhvillohet në Riva del Garda, Itali në datat 10–13 Janar 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare të industrisë së këpucëve, lëkurës dhe aksesorëve, të marrin pjesë në Expo Riva Schuh & Gardabags 2026, një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare të këtij sektori, që do të zhvillohet në Riva del Garda, Itali në datat 10–13 Janar 2026, me prezencë fizike ose digitale në platformën Digital Connection, për kompanitë që nuk mund të shkojnë personalisht.
Në edicionet e fundit, panairi ka mbledhur mbi 1200 kompani ekspozuese nga rreth 41 vende dhe ka tërhequr 8,000–9,000 vizitorë profesionistë nga mbi 100 vende të botës, përfshirë blerës të mëdhenj, distributorë dhe operatorë të industrisë. Pjesëmarrja e gjerë ndërkombëtare dhe rritja e vazhdueshme e interesit nga tregjet europiane dhe globale e bëjnë Expo Riva Schuh & Gardabags një platformë strategjike B2B për promovimin e produkteve, krijimin e partneriteteve dhe zgjerimin e eksporteve për kompanitë e sektorit.
📢 Pse të merrni pjesë?
✔️ Prezantoni produktet tuaja para blerësve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
✔️ Zgjidhni mundësi të reja biznesi dhe eksporti.
✔️ Ndërtoni partneritete me kompani nga mbi 100 vende pjesëmarrëse
✔️ Përfitoni nga Digital Connection, platforma virtuale për networking, takime dhe kataloë produktesh online
Për më tepër informacion rreth panairit, vizitoni faqen zyrtare https://exporivaschuh.it/en, ose kontaktoni organizatoret në postë elektronike: info@exporivaschuh.it ose 📞 +39 0464 570 153.
BACK TO NEWS