28 August 2025
Ftesë për Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar

“Nobel Master Shoes – 3rd Footwear, Bags & Fashion Fair”
22 – 25 Tetor 2025 |
Konya, Turqi
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar “Nobel Master Shoes – 3rd Footwear, Bags & Fashion Fair”, i cili do të zhvillohet në TÜYAP Konya International Fair Center, Konya – Turqi, gjatë datave
22 – 25 Tetor 2025.
“Nobel Master Shoes – 3rd Footwear, Bags & Fashion Fair” është një nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të këpucëve , çantave dhe modës në rajon.
I organizuar nga industria turke e këpucëve – një sektor me peshë të rëndësishme në tregtinë globale me mbi 1 miliard $ eksporte vjetore, panairi ofron mundësi unike për:
Prezantimin e produkteve cilësore dhe dizajneve më të reja të vitit 2025
Takime B2B
me blerës të kualifikuar nga mbi
40 shtete të botës
Akses në tregje të reja dhe kontakte të vlefshme biznesi
Rritje të vizibilitetit dhe pozicionim si pjesë e zinxhirit global të furnizimit
Për më shumë informacion mbi regjistrimin dhe kushtet e pjesëmarrjes:
info@nobelmastershoes.com | marketing@nobelexpo.com
AIDA mbetet e gatshme të ofrojë asistencë për kompanitë e interesuara.

