Ftesë për pjesëmarrje në  panairin “Organic Expo Dubai 2025” në datat 17-19 nëntor 2025, Dubai.

Ftesë për pjesëmarrje në  panairin “Organic Expo Dubai 2025” në datat 17-19 nëntor 2025, Dubai.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), për herë të parë do të organizojë stendën e Shqipërisë në panairin “Organic Expo Dubai 2025”, dedikuar sektorit të produkteve ushqimore që do të zhvillohet në datat 17-19 nëntor 2025, në Dubai.

Ky panair është  shfaqja e vetme e dedikuar për promovimin e produkteve organike dhe natyrore, duke krijuar një përvojë unike që bashkon produktet më të mira organike dhe natyrore në botë.

Kriteret kryesore të pjesëmarrjes si ekspozitor:

  • Të jenë kompani të regjistruara dhe aktive në fushën e sektorit të ushqimeve;
  • Të mbulojnë kostot e udhëtimit dhe tarifën e shpenzimeve për marketingun dhe promovimin e kompanisë në mediat e panairit në vlerën 450 dollarë;.
  • Të marrin pjesë aktive në fazën përgatitore, në bashkëpunim me ekspertë të huaj;
  • Përfaqësuesit e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze;

Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair do të nxisë eksportet e produkteve shqiptare dhe do të rrisë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve’

Në edicionin e vitit të kaluar morrën pjesë 550 ekspozues, 15, 200 vizitorë  dhe u organizuan 3067 takime b2b.

Panairi ka në fokus produktet e çajit, kafes, fruta perimeve të freskëta, fruatve të thata,  vajrave dhe fara, ëmbëlsirave, produkte të paketuara, produkte halal, të pijeve joalkolike, produkte kozmetike etj.

 

Për më shumë informacion rreth këtij panairi, lutem konsultoni linkun: https://organicandnatural.com;

Kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrës në këtë event, luten të plotësojnë profilin e kompanisë së tyre në Link dhe ta dërgojnë në adresën e emailit info@aida.gov.al, brenda datës 10.08.2025. 

BACK TO NEWS