Ftesë për pjesëmarrje në World of Travel Expo 2026, që zhvillohet në Orlando, Florida, SHBA në datat 10–12 Prill 2026

Ftesë për pjesëmarrje në World of Travel Expo 2026, që zhvillohet në Orlando, Florida, SHBA 🇺🇸 në datat 10–12 Prill 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon të gjitha bizneset e interesuara të sektorit të turizmit, tregtisë dhe investimeve për mundësinë e pjesëmarrjes në World of Travel Expo 2026, që do të zhvillohet nga 10–12 Prill 2026, në Orange County Convention Center, Orlando, Florida, në SHBA 🇺🇸.
World of Travel Expo është platforma e vetme në Amerikën e Veriut që u mundëson vendeve dhe kompanive pjesëmarrëse të organizojnë workshop-e apo aktivitete të dedikuara për promovimin e turizmit, tregtisë dhe projekteve të gatshme për investime, brenda hapësirës së vetë panairit.
Pse të merrni pjesë?
• Takime të drejtpërdrejta me investitorë dhe operatorë turistikë amerikanë dhe ndërkombëtarë.
• Mundësi për të promovuar destinacionet, produktet turistike, ofertat tregtare dhe projektet e investimeve.
• Ekspozita zhvillohet paralelisht me Central Florida’s Largest Home Show, duke garantuar pjesëmarrje të lartë vizitorësh të interesuar në udhëtime, tregti dhe investime.
Programi përfshin:
• Workshop-e të drejtuara nga vendet pjesëmarrëse
• Prezantime partnerësh
• Sesione rrjetëzimi
• Evente dedikuar promovimit të turizmit, bashkëpunimit tregtar dhe zhvillimit të investimeve
ℹ️ Për më shumë detaje rreth regjistrimit, tarifave dhe organizimit të aktiviteteve gjatë Expo-s, ftohen kompanitë shqiptare të interesuara, të vizitojnë faqen zyrtare të eventit: WORLD OF TRAVEL – World of Travel, Trade & Taste EXPO 2025
BACK TO NEWS