Getting Ready for EXPORT ON | 28 Janar
Getting Ready for EXPORT ON | 28 Janar
Sot, pranë zyrave të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua një takim përgatitor me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe dhomave të tregtisë.
Gjatë takimit u diskutuan problematikat konkrete që hasin eksportuesit në praktikë, si dhe sugjerimet dhe çështjet prioritare që do të trajtohen në eventin e madh EXPORT ON, më 28 Janar.
Ky proces konsultimi synon që zëri i biznesit të jetë në qendër të diskutimit, duke ndërtuar një axhendë tematike që reflekton nevojat reale të eksportuesve dhe kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe të zbatueshme për rritjen e eksporteve shqiptare.
EXPORT ON do të shërbejë si një platformë e përbashkët dialogu mes sektorit privat dhe institucioneve publike, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen e eksporteve shqiptare.

