
Gjirokastër | Takime informuese me bizneset lokale

Përfaqësuesit e AIDA-s, gjatë këtyre diteve kanë zhvilluar takime derë më derë me bizneset e vogla dhe të mesme në qytetin e Gjirokastrës.

Qëllimi kryesor ishte informimi i drejtpërdrejtë mbi platformën e re të eksporteve si dhe mundësitë konkrete që ofron rrjeti EEN (Enterprise Europe Network).
Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar bizneset shqiptare:

Të zgjerojnë tregjet dhe mundësitë për tu rritur përtej kufijeve.

Të krijojnë mundësi partneritetesh ndërkombëtare,

Mbështetje për rritje konkurruese,

Promovim në rrjete të gjera biznesi në Europë.

EEN është një nga rrjetet më të mëdha në botë për mbështetjen e ndërkombëtarizimit të SME-ve dhe tashmë është më afër bizneseve shqiptare se kurrë më parë.

Për më shumë informacion, kontaktoni AIDA ose vizitoni platformën e re të eksporteve