Hapjen e thirrjes SURE5.0, një program akselerues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton për hapjen e thirrjes SURE5.0, një program akselerues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).
Ky program i financuar nga Bashkimi Europian do të shpërndajë fondin prej 2.6 ml EUR, për të ndihmuar procesin e transformimit digjital të bazuar në parimet e Industry 5.0.
Aplikimet në këtë thirrje do të pranohen nga ndërmarrje që duke zbatuar parimet e Industry 5.0, dëshirojnë të arrijnë një model biznesi më të qëndrueshëm dhe elastik, si dhe që operojnë në industritë:
• Transport dhe automobilistikë;
• Hapësirë ajrore dhe mbrojtje;
• Elektronikë
Fondi do të shpërndahet në dy faza të ndryshme të cilat do të zhvillohen njëra pas tjetrës.
Në fazën e parë, 50 NVM do të vlerësohen për nevojën e tyre për të digjitalizuar biznesin, si dhe do t’u jepen shërbime këshillimi dhe mentorimi në vlerën 10,000 EUR.
Në fazën e dytë, 27 NVM do të përfitojnë grant në vlerën 50,000 EUR me qëllim zbatimin e planit të tyre për transformimin digjital të ndërmarrjes.
Përpara se të aplikojnë, ndërmarrjet e interesuara mund të përdorin një mjet vetë-vlerësimi të vendosur në dispozicion nga insititucioni implementues, për të përcaktuar nevojën për transformim digjital, si dhe për të vlerësuar potencialin e tyre në të ardhmen lidhur me Industry 5.0.
Për më shumë informacion mbi thirrjen, vizitoni linkun zyrtar: https://sureproject.eu/open-calls/#acceleration, ndërsa për të aplikuar, klikoni linkun https://www.f6s.com/sure5.0-opencall-1