IHD në Shqipëri | 2025 në nivele rekord

IHD në Shqipëri | 2025 në nivele rekord 🇦🇱
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri ka vijuar trendin rritës, duke arritur nivele rekord historike.
🔹️Stoku i IHD-ve arriti rreth €17 miliardë, niveli më i lartë historik, me një rritje prej €1.6 miliardë krahasuar me vitin 2024 dhe duke përfaqësuar rreth 60% të PBB-së. Në këtë stok, Holanda mban peshën kryesore, duke reflektuar praninë e qëndrueshme të investitorëve ndërkombëtarë në vend.
🔹️Ndërkohë, fluksi vjetor i IHD-ve arriti në €1,635 miliardë, gjithashtu rekord historik, me një rritje prej €55 milionë nga një vit më parë. Investimet janë udhëhequr nga vende si Holanda, Italia, Kosova, Turqia dhe Austria, ndërsa sektori i pasurive të paluajtshme vijon të dominojë si destinacioni kryesor i kapitalit.
Për vitin 2025, stoku i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri dominohet nga vendet evropiane.
📈 Ky zhvillim konfirmon jo vetëm hyrje të reja kapitali, por edhe riinvestim dhe zgjerim të investimeve ekzistuese, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues për investime afatgjata.
BACK TO NEWS