Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri në rritje

📢 Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri në rritje
Në 6-mujorin e parë të vitit 2025, fluksi i IHD-ve arriti në €759 milionë, niveli më i lartë historik për këtë periudhë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, vihet re një rritje me €8 milionë.
🇮🇹 Italia dhe 🇹🇷 Turqia kryesojnë listën e investitorëve me nga 11.7% secila, të ndjekura nga 🇳🇱 Hollanda dhe 🇦🇹 Austria.
🏢 Pasuritë e paluajtshme mbeten sektori më tërheqës, duke përfaqësuar mbi 33% të flukseve.
Ndërkohë, stoku i IHD-ve në fund të Qershorit 2025 arriti një rekord historik prej rreth €16 miliardë, ku kontribuesit kryesorë janë Hollanda, Zvicra dhe Kanadaja.
BACK TO NEWS