Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri në rritje të qëndrueshme

📢 Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri në rritje të qëndrueshme
Gjatë periudhës Janar–Shtator 2025, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) arriti në rreth €1.21 miliardë, duke shënuar nivelin më të lartë historik për këtë periudhë dhe një rritje prej €51 milionë krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.
🇽🇰 Kosova kryeson investimet për këtë periudhë me rreth 12.7% të fluksit total, e ndjekur nga 🇮🇹 Italia, 🇳🇱 Hollanda, 🇹🇷 Turqia dhe 🇦🇹 Austria, duke reflektuar një strukturë të diversifikuar investitorësh.
🏢 Pasuritë e paluajtshme mbeten sektori më tërheqës për investimet e reja, duke përfaqësuar rreth 33.3% të fluksit total, të ndjekura nga aktivitetet financiare, industria nxjerrëse dhe tregtia.
Ndërkohë, stoku i IHD-ve në fund të Shtatorit 2025 arriti një rekord historik prej rreth €16.6 miliardë, duke reflektuar rritje të qëndrueshme të investimeve afatgjata në ekonomi. 🇳🇱 Hollanda vijon të dominojë stokun total me rreth 16.1%, e ndjekur nga 🇨🇭 Zvicra dhe 🇨🇦 Kanadaja, ndërsa sektori i energjisë përbën peshën kryesore në strukturën e stokut.
BACK TO NEWS