Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 12 nëntor 2025 do të zhvillohet “Dita e Mbretërisë së Bashkuar” (United Kingdom Day) në kuadër të Investor Support Days, në bashkëpunim me Dhoma Britanike e Tregtisë në Shqipëri (BCCA).
Ky event do të trajtojë sfidat dhe mundësitë që hasin kompanitë britanike që operojnë në Shqipëri, me fokus në përmirësimin e klimës së investimeve.
Ngjarje të tilla janë të dedikuara për ju — ndaj ju ftojmë të ndani eksperiencat dhe të diskutoni mbi rrugët drejt rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.

